Edita Tahiri ka reaguar ndaj analistëve që po mbrojnë idenë e “Ballkanit të Hapur”, që sipas saj e harron historinë e luftërave dhe gjenocideve në Ballkan.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nuk mund të flitet për hapje, kur Serbia nuk është e hapur ndaj të kaluarës së saj agresore dhe mohon gjenocidet!
Postimi i saj i plotë:
Disa analistë janë vënë në shërbim të mbrojtjes së idesë së 'Ballkanit të hapur' me një qasje që harron historinë e luftërave dhe gjenocideve në Ballkan. Kjo qasje me apo pa dashje dëmton viktimat dhe mbron agresorin. Si mund të flasim për 'hapje' kur Serbia nuk është e hapur ndaj të kaluarës së saj agresore dhe mohon gjenocidet!