Gjermania ngre alarmin – ky është rreziku për Evropën nga talibanët/ Kurti kërkon verifikim të refugjatëve afgan

Aktuale

Gjermania ngre alarmin – ky është rreziku për Evropën nga talibanët/ Kurti kërkon verifikim të refugjatëve afgan

Nga: N.Sh Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:20
Talibanët

Revista gjermane FOCUS ka shkruar për rrezikun që mund t’i kanoset Evropës me refugjatët afgan.

Një shkrim të kësaj reviste e ka shpërnda kreu i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i cili thotë se këtë refugjatë të kaosit do ta shfrytëzojnë talebanët.

Sipas tij, talibanët do të ekspertojnë ideologjinë e tyre ekstremiste fetare dhe terrorizmin në Evropë.

Ai kërkon verifikim të refugjatëve.

Postimi i plotë:

Revista më prestigjioze Gjermane FOCUS shkruan;

"Afganistani shpërthen: a po përhapet tani një valë terrori në Gjermani?

Rolf Tophoven është një ekspert i njohur i terrorizmit dhe ka shoqëruar Bundesëehr disa herë në vendosjen e tij në Afganistan. Në një intervistë për FOCUS Online, Tophoven flet për strategjinë sekrete guerile të talebanëve, gabimin kardinal të politikës së Afganistanit Perëndimor dhe nëse tani duhet të presim përsëri më shumë sulme terroriste në Gjermani".

Unë mendoj se këtë situatë të kaosit me refugjatët do ta shfrytëzojnë Talibanët për të eksportuar ideologjinë e tyre ekstremiste fetare dhe terrorizmin në Evropë.

Është shumë për tu shqetësuar kur shohim se 99% të këtyre refugjatëve janë djem të rinj! Ku janë gratë, fëmijët dhe pleqtë të cilët kanë më shumë nevojë për strehim se këta?!

Kërkohet kujdes i jashtëzakonshëm për verfikim se kush fshihet pas petkut të një refugjati nga Afghanistani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat