Alarmante: 8 të vdekur në Kosovë nga Covid, rritje drastike e rasteve pozitive

Aktuale

Alarmante: 8 të vdekur në Kosovë nga Covid, rritje drastike e rasteve pozitive

Nga: G.B Më: 19 gusht 2021 Në ora: 15:09
Ilustrim

8 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid në Kosovë, në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.

Sipas IKSHPK-së, janë shënuar 2.236 raste të reja, ndërsa janë shëruar 138 persona.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

19 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.

Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat