Rekord i zi me vdekje në Kosovë – Kjo është mosha e atyre që ndërruan jetë nga COVID-19 brenda 24 orëve

Aktuale

Rekord i zi me vdekje në Kosovë – Kjo është mosha e atyre që ndërruan jetë nga COVID-19 brenda 24 orëve

Nga: N.Sh Më: 19 gusht 2021 Në ora: 15:41
Ilustrim

Tetë qytetarë kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, e cila ka publikuar të dhënat e fundit të IKSHPK-së.

Pesë gra dhe tre burra janë viktimat e fundit.

Mosha e tyre është prej 40 deri mbi 80.

Në të dhënat e publikuar shihet se një rast është nën moshën 50 vjeçare, dy vdekje 60 deri 70 vjeç, tre persona janë nga 70 deri 79, dhe dy persona tjerë mbi 80 vjeçar.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat