Shifra alarmante me Covid/ Miftaraj: Arbeni i lumtur dhe i qetë në kërkim të fitoreve të reja në Prishtinë

Aktuale

Shifra alarmante me Covid/ Miftaraj: Arbeni i lumtur dhe i qetë në kërkim të fitoreve të reja në Prishtinë

Nga: N.Sh Më: 19 gusht 2021 Në ora: 16:25
Arben Vitia

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar ashpër Ministrin e Shëndetësisë, Arbenë Vitinë.

Ai thotë se Arbeni po vazhdon jetën i qetë dhe i lumtur në kërkim të fitoreve të reja në Prishtinë, kur kemi mbi 2200 raste pozitiv me Covid në Kosovë.

Miftaraj shton se po të ishte Armen Zemaj në këtë kohë ministër do të ballafaqohej me fyerje dhe etiketime.

Postimi i plotë:

Armend Zemaj është me fat që nuk është Ministër i Shëndetësisë këto ditë! 

Facebook do kishte eksplodu me tituj: Pamend Zemaj, e lloj lloj ofendimesh, linçimesh, etiketimesh nga militantet.

Së paku Arbeni, me këtë emër ka hyrë ministër dhe më këtë emër don me përfundu mandatin si ministër.

Tetë të vdekur, mbi 2200 pozitiv, dhe Arbeni e vazhdon jetën i qetë dhe i lumtur në kërkim të fitoreve të reja në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat