Për FSK-në premtohen automjete të reja të blinduara

Aktuale

Për FSK-në premtohen automjete të reja të blinduara

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 16:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, tregon se së shpejti këto automjete të blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake.

Sipas tij një ndër objektivat e mi operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe  operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit.

"Karakteristikat e larta teknike dhe taktike dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme e tyre, siguron mbrojtje shumë të lartë balistike, ndaj minave si dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës dhe vëllim të brendshëm", tha Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes tha se bazuar në doktrinën tonë të operacioneve këto automjete sigurojnë performancë të jashtëzakonshme në gamë të gjerë të terreneve sfiduese dhe kushteve klimatike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat