“Mirë se vjen Goran Bregoviq!”, Ballist Morina ka dy fjalë edhe për çetnikun Bora Çorba që mbanë koncert në Leposaviq

Aktuale

“Mirë se vjen Goran Bregoviq!”, Ballist Morina ka dy fjalë edhe për çetnikun Bora Çorba që mbanë koncert në Leposaviq

Nga: N.Sh Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:27
Ballist Morina

Ballist Morina, shqiptari që ngriti dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016, ditë më parë, i ka dalë në mbrojtje këngëtarit serb Goran Bregoviç i cili ishte i ftuar në festivalin e birrës në Korçë.

Pas kësaj Morina u kritikua ashpër në Kosovë se si mund të flet mirë për Bregoviqin.

Mirëpo, sot Morina ka reaguar pasi në Leposaviq do të këndoj një çetnik i njohur i quajtur Bora Gjorgjerviçi.

Gjorgjerviçi ndryshe njihet edhe si Bora Çorba, ndërsa Ballisti ka ftuar të gjithë ata që iu vërsulën pas përkrahjes së tij për Bregoviqin që të ndalojnë koncertin e Gjorgjerviçit.

Ai thotë se po pret se çka munden me bë sonte.

Postimi i plotë:

Bora Gjorgjerviç i njohur si Bora Çorba paska me mbajt koncert me elemente çetnike në Leposaviç, Republika e Kosovës sonte, i ftoj të gjithë ata qe më janë vërsul mua duke me rivendikuar  patriotizmin e tyre hipokrit, të shpërfytyruar qe e kanë mundësinë ta ndalojnë përformancë e këtij çetniku duke i demostru vetit ne radhe të parë qe nuk janë falls pastaj mua!

Unë po pres çka mundeni me kombinu sonte!!!

ZOTI ËSHTË SHQIPTARË!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat