Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me autoblinda të tipit "Vuran".
Ministri i Mbrojtjes, gjatë ditës ka njoftuar se këto autoblinda kanë karakteristika teknike e taktike dhe lëvizshmëri të jashtëzakonshme.
Një raportues i gazetës ka dërguar sot foto, duke treguar se këto automjete ushtarake sot janë parë duke qarkulluar në autostradën Ferizaj - Prishtinë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/19/auto_238271718_3247835635435034_6080657174043486060_n1629408949.jpg)
Me këto blinda, Ushtria e Kosovës ka rritur numrin e automjeteve ushtarake, pasi kohë më parë ishte funizuar edhe blinda të tipit Cobra.
Ndryshe, kohë parë nga ushtria amerikane, FSK-së iu kishin dorëzuar 6-7 copë blinda, ndërsa pjesa tjetër është blerë.