Amerikanët bëjnë gati partinë e re nga diaspora

Aktuale

Amerikanët bëjnë gati partinë e re nga diaspora

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:52
William Walker

Duket se përpos reformës në Drejtësi, amerikanët po lëvizin gurët edhe në diasporë.

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka nisur zbatimin e një plani për të nxitur formimin e një grupimi politik, që të nxjerrë jashtë loje elitën e vjetër, si këtu ashtu edhe në Kosovë, ku praktikisht atje ka nisur me triumfin e Vetëvendosjes.

Një dokument i gjatë analitik, që “Pamfleti” ka siguruar në rrugë diplomatike bën të ditur se kjo përpjekje po drejtohet nga një amerikan proshqiptar i thekur, siç është ish-ambasadori amerikan në OSBE, njëriu që zbuloi masakrën e Raçakut, gjenerali William Walker.

Nisma përfshin krijimin e një fondi të madh vullnetar nga ana e shqiptarëve të diasporës që jetojnë në SHBA, Kanada dhe Europë, e cila do të jetë supertransparente e do të financojë krijimin dhe forcimin e kësaj lëvizje politike. E cila së pari do të kërkojë zyrtarisht vendosjen e votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare, votë e cila nuk do të jetë e izoluar siç është në disa vende si Italia, pra krijimin e një “qarku të diasporës” në ligjin zgjedhor, por i integruar në ligjin aktual zgjedhor proporcional rajonal.

Që do të thotë, votat e emigrantëve do të integrohen në bazë të qarqeve që ata janë regjistruar në listën kombëtare ekzistuese të gjendjes civile. Që do të thotë, nëse një emigrant banues në SHBA, është nga Durrësi në gjendje civile, vota e tij do të shkojë për qarkun Durrës.

Ky votim, do të kryhet ose në ambasadë, ose në mënyrë elektronike, po sipas gjasave do të jetë kjo e dyta.

E në mënyrë të menjëhershme, ky lloj votimi do të shkatërrojë sistemin politik që Edi Rama dhe Sali Berisha kanë ngritur në 2009, ku në pjesën më të madhe ata i dinë votimet në 12 qarqet e vendit dhe lufta bëhet për tre- katër vende.

Pra nuk do të ketë më bastione apo qarqe të sigurta, por një lojë të fortë politike, që secila palë duhet ta luajë me lojalitet.

Kjo sepse hyrja e diasporës në votime do të përmbysë skemat aktuale, dhe realisht në qarqet me numrin më të vogël të banorëve edhe numri i emigrantëve është më i madh.

Ç’ka lejon që grupimi i ri politik të sigurojë fitore nga Kukësi në Sarandë.

Vëtë gjenerali Walker, në një intervistë  për gazetën ‘Koha Ditore’ propozoi krijimin e një lëvizjeje për të bashkuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe i nxiti ata të harrojnë dallimet dhe ndarjet ekzistuese që pllakosin diasporën.

Wallker është Kumbara e lëvizjes së re, e cila ka mbështetjen e madhe të Uashingtonit zyrtar.

Uashingtoni do të nxisë diasporën që të investojë në Shqipëri e në Kosovë, vende që do të kenë tashmë një shtet në monitorim të SHBA. Tashmë do të ketë tolerancë zero ndaj korrupsionit, e këtu SHBA ka vendosur fytyrën e saj, për të krijuar në vendet tona modelin e një shteti perfekt të mirëqeverisjes.

E kjo qeverisje natyrisht që nuk do realizohet nga elita politike aktuale, e cila pas hyrjes në lojë të diasporës do të fundoset plotësisht. Eleminimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës është vetëm fillimi. Radhën e kanë të gjithë të tjerët duke filluar nga Edi Rama. E njëjta skemë do të kryhet edhe në Kosovë.

“Unë jam edhe më i bindur se vetëm përfshirja aktive dhe e vazhdueshme e atyre në diasporë – ata me ekspozim dhe përvojë në botën e jashtme, ata me dëshirë të zjarrtë për ndryshim – ndoshta do të sjellin korrigjimet e nevojshme të kursit. Problemet janë të mëdha dhe kërkohet kohë për zgjidhje kuptimplote, shkruan Pamfleti. “Unë sugjeroj që të udhëheq lëvizjen për bashkimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke i bërë thirrje që të harrojnë dallimet dhe ndarjet ekzistuese që pllakosin diasporën,” tha Walker dy ditë më parë…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat