Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka reaguar pas takimit të kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarit Lutfi Haziri, me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Abdixhiku po shkon pas Hazirit, ku ai e çoi te Rama e Rama i çoi të Zaevi, përcjell Bota sot.
Bytyçi ka thënë se në fund do të përfundojnë te Aleksandër Vuçiq, derisa shton se Rama nuk rri pa e përçarë politikën në Kosovë!
Postimi i tij i plotë:
Abdixhiku ka nis me shku pas Lutës! Luta e çon te Rama e Rama i çon të dy te Zaevi!
Në fund do përfundojnë te Aleksandër Vuçiç!
Kam shkruar e thënë se Rama nuk rri dot pa e përçarë politikën në Kosovë!