Kosova po shënon rekord të zi sa i përket rasteve me Covid 19.
2250 qytetarë janë infektuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë kësaj kohe kanë vdekur edhe 4 persona, mosha e të cilëve sillet prej 50 deri 80.
Tre gra dhe një burrë nuk kanë mundur të shpëtojnë pas infektimit me Covid-19.
Këto katër vdekjeve, kanë çuar numrin e vdekjeve në Kosovë në 2,307.
Ndërsa, të infektuar me Covid-19 deri më tani kemi 125,348, kurse të shëruar 106,700.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/20/auto_Untitled1629466222.jpg)