Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot ka mbajtur aktivitete për zbatimin e vendimit të Qeverisë për masat e reja në parandalimin e COVID-19.
Policia rajonale e Ferizajt kanë bërë kontrollimin e qendrave tregtare, lokaleve afariste me shumicë e pakicë, fushave dhe sallave sportive, fitneseve dhe kanë bërë kontrolle të mjeteve të transportit urban dhe ndër-urban.
Për 3 ditët e fundit në kuadër te Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj janë shqiptuar rreth 400 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat anti-COVID.
Sipas një komunikate të policisë së Ferizajt, ata do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim kryerjen e aktiviteteve të tilla, andaj kanë kërkuar që qytetarët të respektojnë masat e reja.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/20/auto_IMG_0202-1152x15361629472541.jpg)