“Tetori s’do më gjejë ministër, deri atëherë do të japë...”

Aktuale

“Tetori s’do më gjejë ministër, deri atëherë do të japë...”

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:00
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur i bindur se në garën për Komunën e Prishtinës në zgjedhjet e 17 teotit do të dalë fitues, por deri atëherë ka premtuar se do t’i përkushtohet maksimalisht dikasterit që udhëheqë.

Ai ka thënë se pret që Kosova të ketë rezultate të mira në përballjen me pandeminë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e kryeqytetit, është kritikuar nga partitë opozitare për kandidimin e tij, në një kohë kur vendi po përballet me valën e tretë të COVID-19 dhe shifrat e të infektuarve e po ashtu të vdekurve dita ditës po rriten.

“Unë jam në Ministrinë e Shëndetësisë dhe i gjithë fokusi im është në këtë ministri derisa të jenë rezultatet e mira në raport me pandeminë. Ta keni parasysh që 17 tetori natyrisht që nuk do të më gjej si ministër, por deri në atë kohë do ta bëj maksimumin ashtu siç jam duke bërë tani”, ka thënë Vitia.

Ai ka folur edhe për strehimin e refugjatëve afganë duke thënë se njëjtë sikurse çdo qytetar me marrjen e masave të reja edhe ata do vaksinohen dhe do ju bëhet testi.

Këto komente ai i bëri pas pranimi të donacionit të mbi 35 mijë vaksinave të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat