Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë sot në vizitë në Istog bashkë më kandidatin e AAK-së për kryetar të kësaj komune, Bekë Berisha.
Haradinaj e Berisha kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një fabrike të shtëpive të parafabrikuara.
Kryetari i AAK-së premtoi se në këtë fabrikë me Ukë Blakaj do të punësohen 60 punëtorë.
Gjatë vizitës time në Istog, kam marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së fabrikës së shtëpive të parafabrikuara “WOLF” me pronar Ukë (Mustafë) Blakaj, që fillimisht do të hap 60 vende pune”, tha ai.
Më pas Haradinaj e Berisha janë takuar me qytetarët e Istogut për tu informuar me kërkesat e tyre.
Tutje Haradinaj ka thënë se çdo ditë e më shumë po pranohet oferta dhe kuadrot që Aleanca po ofron për Istogun dhe se po shihet nga qytetarët si ofertë reale dhe e realizueshme në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
“Së bashku me deputetin Bekë Berisha, kandidat për kryetar të komunës së Istogut, bashkëbiseduam me shumë qytetarë të Istogut, dëgjuam kërkesat dhe problemet e tyre. Oferta programore dhe kuadrot që ofron Aleanca për Istogun, po pranohet çdo ditë e më shumë, si e vetmja ofertë reale dhe e realizueshme në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.