Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me rastet e shumta të infektimeve sot në Kosovë, ku numri ka shkuar në dy mijë e 250.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen dhe sipas tij vetëm kështu mbrohet vetja, familja dhe të afërmit.
Postimi:
■ Vaksinohuni! ?, vetëm kështu e mbroni veten, familjen dhe të afërmit.
● Mbuloni gojën dhe hundën me maskë.
● Respektoni distancën.
● Mbani higjienën.