Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vendosur që partinë e tij ta çojë në Pejë për të mbajtur një takim.
Media mëson nga burimet e veta se të ftuar në këtë takim kanë qenë të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave dhe kryesia e partisë.
Takimet e LDK’së zakonisht mbahen në zyrën e LDK’së në Prishtinë, por si rrallëherë, LDK’ja ka zgjedhur bastionin e vet për të organizuar një mbledhje të tillë.
Arsyeja që i ka bashkuar të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave dhe kryesinë e LDK’së nuk dihet, por ajo që dihet është se zgjedhjet lokale po afrohen dhe Peja mbetet bastion i Gazmend Muhaxherit, kryetarit aktual.