Pak inspektorë për zbatimin e masave kundër pandemisë

Aktuale

Pak inspektorë për zbatimin e masave kundër pandemisë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 20:42
Ilustrim

Plot qytetarë që po ecnin në grupe prej dy apo më shumë personave u panë pa maska të premten nëpër rrugët e kryeqytetit.

Kjo ndalohet me masat e Qeverisë që u fuqizuan të premten, por që disa prej tyre thonë se nuk e dinë çka u lejohet e çka jo. Në këtë drejtim më të të informuar për kufizimet janë gastronomët.

Ata kanë nisur tashmë t’i zbatojnë, por ajo për mbajtjen e distancës së tavolinave nuk është e lehtë për të gjithë prej tyre, raporton KlanKosova.

Ndërkohë, masat që veçse ishin në fuqi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën paralajmëroi se do të zbatohen më me rigorozitet.

Pos organeve të rendit, ato do t’i monitorojnë edhe inspektorët.

Por, që të tillë në Agjencinë e Ushqimit janë vetëm 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat