Riad Rashiti ud.kryetar i degës së PDK-së Gjilan, ka publikuar listën me 38 kandidatët për asamble komunale.
Ai tha se në emër të Partisë Demokratike të Kosovës prezantojë listën fituese të kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Listës së PDK-së i prinë një grua e respektuar znj.Leonora Morina Bunjaku, njëkohësisht edhe kandidate për kryetare të Gjilanit.
"PDK ka bërë përpjekje maksimale për të dalë para qytetarëve të Gjilanit me ofertën më të mirë me kandidatë/e për asamble komunale", tha Rashiti.
Sipas tij në ekipin garues të PDK-së ka potencial të jashtëzakonshëm për një përfaqësim me dinjitet të lartë në institucionin më të rëndësishëm të Kuvendit Komunal dhe për një qeverisje të dinjitetshme të komunës me kryetaren Leonorë.
Në listën e PDK kemi kuadro të larta profesionale dhe me vlera të çmuara qytetare e kombëtare. Para jush gjenden doktor të shkencave, profesionist/e të fushave të ndryshëm, mësimdhënës, mjekë, ekonomistë, afaristë e ndërmarrës të suksesshëm, ka veteranë të luftës së UÇK-së, ish drejtorë të suksesshëm, ka aktivistë të devotshëm të PDK-së dhe në interes të qytetarëve të Gjilanit.
Për ne, prioritet ka qenë edhe përfaqësimi meritor i gruas në garën zgjedhore para qytetarëve të Gjilanit, duke kandiduar një grua të dalluar për kandidate për kryetare të Gjilanit dhe për bartëse të listës, ne kemi dëshmuar se roli dhe rëndësia e gruas në shoqërinë tonë është e jashtëzakonshme dhe e pazëvendësueshme.
Për ne, rinia nuk është vetëm e ardhmja por është e tashmja, në ekipin tonë për herë të parë kemi 11 kandidatë nën moshën 30 vjeqar/e, duke i dhënë energji dhe forcë të re ekipës tonë fituese.
Partia Demokratike e Kosovës do ta bëjë ndryshimin në Gjilan, me përfaqësim meritor dhe të dinjitetshëm në Kuvendin Komunal dhe me kryetaren tonë të komunës znj.Leonora Morina Bunjaku.