Ja për çka u zotua LDK-ja?

Aktuale

Ja për çka u zotua LDK-ja?

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 22:50
LDK

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Pejën e cila qeveriset nga subjekti i tij.

"Erdhëm në Pejën e Dukagjinit, bashkë me gjithë kandidatët e LDK-së nëpër komunat Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore. Gjatë pasdites e mbrëmjes, ndamë përvojat, morrëm detyrat, bashkuam forcat e u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe", tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, tha se LDK-ja në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend.

Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi. 

Sipas tij në këtë garë kemi gjashtë kryetarë aktual shembuj puna e të cilëve njeh vetëm mbështetje qytetare. Për herë të parë në historinë politike në vend, kemi tri gra kandidate e dy anëtarë të mërgatës që me dijen e bagazhin e tyre i sjellim vendit risi. LDK ka dhe veprimtarë të devotshëm e ekipe asambleistësh të përkushtuar nëpër gjithë Kosovën.
Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë.

"Me besim në Zot, me dashuri për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit e bashkë tek qytetarët tanë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon mbështetjen e secilit prej jush", tha kryetari i LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat