8 të vdekur, publikohen shifra alarmante nga Covid-19 në Kosovë

Aktuale

8 të vdekur, publikohen shifra alarmante nga Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

8 persona kanë vdekur si pasojë e Koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 2279 raste të reja pozitive, ndërsa 325 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

21 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.

Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.

Në total numri i rasteve aktive është 18.287.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat