Zyrtari i Nismas, Bilall Sherifi ka reaguar pas njoftimit nga Dogana e Kosovës së është shënuar rritje e importit nga Serbia.
Sherifi njoftimin e tillë e ka quajtur hipokrizi.
Postimi i plotë:
Sa ishte në opozitë bllokonte kufirin për të mos lejuar importimin e mallrave serbe në Kosovë dhe rrotullonte kamionët që bartnin mallrat serbe! Tash që është në pushtet jo vetëm që nuk e ndalon importin e tyre por siç njofton dogana e Kosovës, importi i mallrave nga Serbia është rritur dukshëm!
Kjo sjellje ka vetëm një emër: HIPOKRIZI!