“Zbulohet” se kush po qëndron prapa kaosit në Afganistan, Bytyçi jep emra

Aktuale

“Zbulohet” se kush po qëndron prapa kaosit në Afganistan, Bytyçi jep emra

Nga: M.H. Më: 21 gusht 2021 Në ora: 16:39
Talebanët

Profesori universitar Enver Bytyçi përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me “sulmet” që po vinë drejt Biden për tërheqjen e trupave amerikane në Afganistan.

Ai thotë se Biden nuk ka qenë në dijeni për rrezikun që është duke u krijuar në Afganistan duke zbuluar kështu fajtorin kryesor, Anthony Blinken, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij Blinken nuk i tërhoqi trupën diplomatike dhe grupet amerikane të OJQ-ve, duke krijuar qëllimisht kaosin në Kabul duke shtuar se është krejt i bindur se është projekt i George Soros ky kaos.

Pa përmendur profesori nuk la edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se nuk është human aq sa të ndihmoj afganët mirëpo ka për qëllim të ndihmoj projektin e Sorosit.

Postimi i plotë

Ka disa ditë që besoj në një gjë dhe hezitoj ta publikoj. Por sot ma zgjidhi enigmën media pranë kryeministrit Rama. Kjo medie filloi të sulmojë presidentin amerikan Joe Biden. Duke ndjekur këtë sulm në formën e paralajmërimit se "Me Biden Amerika shkon drejt katastrofës", u binda që ta shpallë publikisht atë çfarë më mundon prej ditësh. Le të shpjegohem.

Presidenti Biden e ka nënshkruar prej muajsh urdhërin e tërheqjes nga Afganistani. Por atij i thanë se "Gjithçka është në rregull dhe talebanët nuk përbëjnë rrezik"! Në vend që Anthony Blinken të niste me kohë evakuimin e diplomatëve amerikanë, ai dhe shërbimi sekret e bindën presidentin se "gjithçka do të shkojë mirë"!

Por nuk ndodhi kjo. Blinken nuk i tërhoqi trupën diplomatike dhe grupet amerikane të OJQ-ve, duke krijuar qëllimisht kaosin në Kabul. Jam krejt i bindur se është projekt i George Soros ky kaos. Kjo është arsyeja pse Blinken është investuar kundër Joe Biden.

Kjo bindje buron edhe nga fakti se Edi Rama nuk është investuar në marrjen e afganëve në Shqipëri për "humanizëm"! Ai nuk e njeh në praktikë atë se çfarë është humanizmi. As me familjen, as me atdheun e tij. Atëhere pse "qan me lot" për afganet?! Sepse jo vetëm po realizon një projekt të Sorosit me të cilin ndihmon sivellun e tij, Blinken, por ka marrë detyrë nga George e Aleksander Soros për këtë detyrë.

Ndërkohë që Blinken shpallet fitimtar për "akomodimin" e refugjatëve afganë, Edi Rama është bërë ndihmësi kryesor i kësaj fitoreje të sorosistit në Uashington.

Por qëllimi është diku tjetër: Refugjatët që do të vijnë në Shqipëri do të shërbejnë si mjet për destabilizim në Europë. Këtu do të jemi. Afganet do të ikin, ndoshta dhunshëm në drejtim të vendëve të Bashkimit Europian. Se në Shqipëri do të gjejnë talebanët tanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat