Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i ka reaguar ashpër deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Halitit.
Ai ka akuzuar Halitin se ishte njeri kryesor në pengesat e luftës çlirimtare në Kosovë, përcjell Bota sot.
Islami në një postim në Facebook, ka thënë se Haliti ishte pengues në furnizimin me armatim, urrejtës i Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit.
Reagimi i Islamit në Facebook:
Për çfarë lufte flet Xhavit Haliti, për marret dhe poshtërsitë e tij, sharlatan dhe njeri kryesor në pengesat e luftës çlirimtare!
I dashuruar në vetveten e tij, narcesian dhe zhvatës, pengues në furnizimin me armatim, urrejtës i Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit!
Përfitues pas rënies së tyre! Ku e pate komandën sa ishin gjallë ata!