Sulmet për veriun e Kosovës ndaj Qeverisë Kurti, Edita Tahirit i vjen një reagim

Aktuale

Sulmet për veriun e Kosovës ndaj Qeverisë Kurti, Edita Tahirit i vjen një reagim

Nga: A.Zh Më: 21 gusht 2021 Në ora: 17:49
Albin Kurti, Edita Tahiri

Opinionisti Adem Bytyçi, i ka reaguar ish-kryenegociatores së Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila ka akuzuar qeverinë aktuale për ngritjen e strukturave paralele serbe në veri.

Bytyçi ia ka kujtuar Tahirit se as në kohën sa ajo ishte pjesë e dialogut në Bruksel, nuk ishin shuar strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, as “Lugina e diellit” nuk ka filluar ndërtimin në kohën e qeverisë Kurti, prandaj sipas tij, kjo e fundit po akuzohet vetëm për inate politike.

Reagimi i plotë i Bytyçit:

Përgjigje në pyetjen e zonjës Tahiri: Çka po ndodhë para syve të kësaj qeverie po ngritën strukturat paralele serbe.

Qeveria aktuale po sulmohet nga të gjitha anët edhe për ato veprime, për të cilat nuk është e drejtë të sulmohet dhe akuzohet.

Zonja Edita Tahiri, e di fare mirë se në periudhën kur ajo ishte pjesë e negociatave me palën serbe në Bruksel, nuk ishin shuar strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës , por vetëm thuhej se ato ishin integruar në hallkat e pushtetit serb të Kosovës në këtë pjesë të Kosovës.

Thënë më saktësisht ishin inkuadruar në institucionet shtetërore të Kosovës, si në Gjykata, prokurori, polici etj.

Kjo nuk nënkupton se ato struktura ishin shuar ,por vetëm qasja e veprimit të tyre kishte ndryshuar, prandaj sot, të akuzohej Qeveria aktuale, se është fajtore për krijimin dhe rigrupimin e këtyre strukturave paralele serbe në veriun e Kosovës është vërtetë skandaloze.

Kjo do të ishte e ngjashme sikur të akuzohej Qeveria e tanishme pse ekziston fusnota dhe pse kjo fusnotë nuk u tret me rastin e ngritjeve të temperaturave pas përfundimit të dimrit dhe fillimit të pranverës siç pohonte dikur zonja Edita Tahiri dhe tani edhe për këtë të akuzohej Qeveria aktuale.

Edhe “Lugina e diellit”, atje ku janë ndërtuar me qindra shtëpi për kolonizimin e asaj pjesë të Kosovës me serbë, nuk ka filluar dhe mbaruar në periudhën e qeverisë së tanishme, prandaj të akuzohet kjo Qeveri edhe për këtë, është vetëm manifestim inatesh kundër kësaj qeverie dhe asgjë tjetër.

Me inate dhe përplasje në mes partive politike nuk mund të mbrohen interesat e Kosovës nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës.

Për të gjitha këto që u folën në këtë opinion, pozitë-opozitë duhet të diskutojnë seriozisht në Parlament në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit, e jo ta akuzojnë njëra-tjetrën, ndonëse me akuza dhe përplasje të ndërsjellta nuk mund t'iu bëhet ballë sulmeve hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë kundër shtetit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat