Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas gabimeve që janë bërë në tabelat e rrugëve në Pejë, duke shkruar se ky është analfabetizmi i institucioneve komunale të Komunës së Pejës.
“Nuk kanë dijeni t'i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit.
Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku.
Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së, dega në Pejë.