Xhevdet Pozhari del me parashikim për zgjedhjet lokale, ja kush i fiton komunat e mëdha

Aktuale

Xhevdet Pozhari del me parashikim për zgjedhjet lokale, ja kush i fiton komunat e mëdha

Nga: A.Zh Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:49
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka dhënë një prognozë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Ai ka thënë se në Gjilan deri tani Lutfi Haziri nuk njeh humbje, pasi sipas tij, arma më e fortë e kryetarit aktual është përvoja e gjatë politike.

Në Gjakovë, sipas Pozharit, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, mund të bëjë befasi, përcjell Bota sot.

Ndërsa, në Prishtinë siç ka thënë gazetari, kundërkandidatët e Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje, po fundosen.

Ai shton se FerizajI do të jetë i PDK-së, Prizreni sërish i VV-së, ndërsa Peja do të mbetet me LDK-në.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Prognoza ime ka qenë:

Prishtinën dhe Prizrenin i fiton VV.

Pejën dhe Gjilanin, LDK.

Ferizajin dhe Mitrovicën, PDK.

Gjakovën, AAK.

Prej asaj kohe shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Dua të dal gabim veçanërisht me komunën e Gjilanit ngaqë aty garon një deputet i ri, kuadër i kompletuar që do të ishte interesante t'i jepej mundësia për ta treguar vetveten. Por, Luta në Gjilan deri tash nuk njeh humbje. Përvoja e tij e gjatë politike është arma më e fortë. Gjakova ka filluar të lëvizë. Mimoza ia ka prishur komoditetin Gjinit. Si lojtare dinamike, ajo mund të bëjë befasi. Kundërkandiatët e Vitisë në Prishtinë po fundosen. As shpifjet më spo bëjnë punë. Myta me qykë të zorit ia del edhe kësaj radhe, veçanërisht me ndihmën e Albinit. Agim Aliu po e ruan epërsinë, njëjtë edhe Gazi. E, Mitrovicën? Mbahu Agim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat