Paralajmërohet ky rrezik për Kosovën, Bytyçi kërkon përgjegjësi nga këta persona

Aktuale

Paralajmërohet ky rrezik për Kosovën, Bytyçi kërkon përgjegjësi nga këta persona

Nga: M.H. Më: 22 gusht 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Profesori universitar Enver Bytyçi përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me deklaratën që LDK ka bërë kundrejt VV-së për ndërtimin e universitetit të Prishtinës në Mitrovicën e Veriut.

Ai shprehet se nuk është kundër këtyre deklaratave mirëpo që një reagim i tillë nuk është I drejtë të bëhet në gjuhën e ashpër që LDK bëri, përcjell “Bota sot”.

Profesori thotë se nuk ka rrezik nga ky universitet, sipas tij rreziku pësohet nga takimi i papritur që Abdixhiku bëri më Zaev dhe që nuk japi detaje.

LDK duhet të japë përgjigje për këto dhe jo të fshihet, duke bërë akuza kaq ekstreme, shkruan tutje ai.

Shkrimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar me një deklaratë për media në rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e universitetit të Prishtinës në Mitrovicën e Veriut. Në këtë deklaratë thuhet se "Qeveria Kurti dëshiron të instalojë Serbinë në Kosovë"!

Nuk jam kundër reagimëve kundër këtij universiteti, edhe pse besoj se dija dhe arsimi nuk kanë etni dhe nuk e rrezikojnë Kosovën. Por mund të ketë arsye për të reaguar, sidomos kur je në opozitë.

Por me bën përshtypje gjuha e ashpër akuzuese për qeverinë. Nuk dua ta mbroj këtë qeveri nga asnjë gabim i saj. Megjithatë une besoj se Kosovën e rrezikojnë intrigat dhe bisedimet e fshehta si ato me Zoran Zaevin dhe me shqiptarë-antishqiptare, si Edi Rama. LDK duhet të japë përgjigje për këto dhe jo të fshihet, duke bërë akuza kaq ekstreme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat