Një vajzë e moshës 18-vjeçare është dërguar dje pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.
Zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli itha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.
“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/23/auto_240577092_3251055448446386_6884553847487877809_n1629710167.jpg)
Ndërkohë, është publikuar edhe fotografia e viktimës 18 vjeçare.
Lidhur me rastin Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se me vendim të prokurorit, është ndaluar një person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes.