Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vrasjen në Ferizaj, kjo është arsyeja

Aktuale

Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vrasjen në Ferizaj, kjo është arsyeja

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Avokati Avni Hysiqi, ka refuzuar që ta mbrojë të dyshuarin A.S, në rastin e 18 vjeçares i cili është kapur nga policia dhe i cili në shoqëri me një person tjetër e kishte dërguar pa shenja jete tani të ndjerë M.O.

Hysiqi bëri të ditur edhe arsyen se pse ai nuk po e mbron të dyshuarin.

Ai tha se po refuzon për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Po, është e vërtetë. Mbrëmë jam caktuar nga Oda e Avokatëve, por që e kam refuzuar rastin. Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore që e kam, unë nuk mund të përballem me një problem të tillë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat