Është rritur numri i viktimave nga Koronavirusi në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 17 persona, përcjell Bota sot.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 1067 raste të reja positive, ndërsa 278 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi i Ministrisë:
23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.
Në total numri i rasteve aktive është 20.467.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/23/auto_238001981_2070974899726753_6048461499590524233_n1629723551.png)