Analisti politik Xhevdet Pozhari përmes një postimi në facebok iu është kundërpërgjigjur akuzave që po bëhen në drejtim të tij.
Pozhari thotë se deklarata e tij është devijuar dhe keqkuptuar nga opinoni publik, përcjell “Bota sot”.
Fillimisht, mësohuni ta lexoni atë që është shkruajtur, e jo atë që ju mendoni se është thënë, shtoi më tej analisti.
Shkrimi i plotë:
"Qikave" që nuk dinë të lexojnë!
Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t'i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër.
Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju!
Fillimisht, mësohuni ta lexoni atë që është shkruajtur, e jo atë që ju mendoni se është thënë!