Ahmeti shprehet i revoltuar për rastin në Ferizaj: Kjo vetëm në Kosovë!

Aktuale

Ahmeti shprehet i revoltuar për rastin në Ferizaj: Kjo vetëm në Kosovë!

Nga: M.H. Më: 23 gusht 2021 Në ora: 20:32
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me rastin tragjik që ka ndodhur në Ferizaj.

Ai nuk arsyeton mbajtjen në liri të personit që aktualisht është arrati e që i njejti ka pasur lëndë për gjykim, përcjell “Bota sot”.

Ahmeti thotë se nuk është e drejtë me mbajt dikënd në paraburgim shtatë vite, por ehde më pak e drejtë mundësia me kry krime tjera.

Postimi i plotë

Prokurori i Ferizajit tha se njëri nga të dyshuarit ka aktakuzë për tentim vrasje në vitin 2013 por që gjykimi nuk është mbajtur ende. Kjo vetëm në Kosovë. Nuk e di që ka reformë më të rëndësishme të gjyqësorit se sa largimi i drejtësisë së liftit, ku nja rast i tillë nuk ka gjykim shtatë vite dhe në rastin e mbajtjes se seancave mbahet nga një në muaj për shumë vite për tu kthyer pastaj nga gjykatat e larta në rigjykim. Kësaj i thonë elevator justice.

Si e tillë, personi ka mujt me u sorollat i lirë dhe me kry vepra tjera edhe pse ka pas dyshim të bazuar për tentim vrasje. Nuk është e drejtë me mbajt dikënd në paraburgim shtatë vite, por ehde më pak e drejtë mundësia me kry krime tjera. Tash badihava e mbani atë shqzrtim kryesor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat