Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit krahasoi Dua Lipën me Goran Bregoviqin.
Ai u shpreh se kjo është një shenjë paditurie të skajshme.
“Për herë të parë në jetë më vjen gjynah për kryeministrin e Shqipërisë. Kush e këshillon këtë njeri, more?! Duhet të jetë i rrethuar nga armiq, kur bën kësi gabimi”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ta vendosësh në të njëjtin rrafsh vlerësimi Dua Lipën me Goran Bregoviqin dhe shqiptarët “e hakërryer” me serbët, të cilët ndër të tjera e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, kjo është shenjë paditurie të skajshme. Për herë të parë në jetë më vjen gjynah për kryeministrin e Shqipërisë. Kush e këshillon këtë njeri, more?! Duhet të jetë i rrethuar nga armiq, kur bën kësi gabimi.