Eksperti amerikan, Alon Ben Meir ka kërkuar nga Amerika që t’ia sigurojë Kosovës mbështetjen e duhur financiare për plotësimin e nevojave të refugjantëve afganë.
Gjithashtu, ai kërkoi që të kontrollohet me kujdes çdo afganë, pasi ka rrezik që ndonjë ekstremist taleban mund të hyjë në Kosovë.
Mirëpo, eksperti amerikan tha se pranimi i këtyre refugjatëve do të rrisë imazhin e Kosovës.
“Më nuk ka dyshim se pranimi i këtyre refugjatëve, qoftë edhe përkohësisht, do të rrisë imazhin e Kosovës dhe do ta portretizojë atë si një vend që merret me të drejtat e njeriut dhe kujdeset për ata që janë në nevojë të dëshpëruar”, shkroi Ben Meir në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Shtetet e Bashkuara duhet t'i sigurojnë #Kosovës mbështetje financiare në mënyrë që të plotësojnë nevojat e refugjatëve afganë të vendosur përkohësisht atje, dhe gjithashtu duhet të sigurojnë që çdo #afgan që do të hyjë në Kosovë do të kontrollohet me kujdes për të siguruar që asnjë ekstremist taleban të mos hyjë në vend. Më nuk ka dyshim se pranimi i këtyre refugjatëve, qoftë edhe përkohësisht, do të rrisë imazhin e Kosovës dhe do ta portretizojë atë si një vend që merret me të drejtat e njeriut dhe kujdeset për ata që janë në nevojë të dëshpëruar.