Përplasen ashpër Pozhari e Ahmeti: ‘Del fol palidhje’, ‘kufomë që ecë’, ‘organizator i..!’

Aktuale

Përplasen ashpër Pozhari e Ahmeti: ‘Del fol palidhje’, ‘kufomë që ecë’, ‘organizator i..!’

Nga: A.M Më: 23 gusht 2021 Në ora: 23:28
Xhevdet Pozhari dhe Shpend Ahmeti

Analisti Xhevdet Pozhari dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti janë ‘përplasur’ virtualisht, ku përmes disa postimeve të Facebook kanë kritikuar njëri-tjetrin.

Fillimisht, ishte Ahmeti i cili e kritikoi Pozharin për reagimin ndaj vrasjes së 18 vjeccares në Ferizaj, transmeton "Bota sot".

“Në Kosovë gjithkush - mendimtarë të lirë dalin japin opinione për çfarëdo teme pa bërë askush pyetje se a e dijnë temën dhe a përfaqësojnë diçka.

Por kur dikush - analist - del fol palidhje diçka nuk ka faj “analisti” por ata që ja japin hapësirën”, u shpreh kryetari i komunës së Prishtinës,

Mirëpo, reagimi i Pozharit ishte i menjëhershëm, ku Ahmetin e cilësoi si një kufomë që ecë.

Madje, ai tha se kryetari i Prishtinës ishte organizatori i sulmeve ndaj tij.

“Shkruesit e parullave të murit duan t'ju heshtin. E, njeriu që frikësohet t'i shpalosë mendimet e tij është vetëm një kufomë që ecë”, shkroi analisti në Facebook, përcjell “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat