Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do t’i bashkohet protestës “Drejtësi për gratë e vrara”, e cila do të mbahet të martën, pranë stacionit policor në Ferizaj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja Haxhiu përmes një postimi në Facebook.
“Unë do t’i bashkohem protestës së nesërme “Drejtësi për gratë e vrara” e cila do të mbahet pranë stacionit policor në Ferizaj!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Angazhimi shoqëror dhe institucional është i domosdoshëm për ndryshimin e mentalitetit patriarkal dhe për veprime serioze kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore!”, ka shtuar ministrja e Drejtësisë.