Ngjarjet e datës 24 Gusht 2021
- Mbahet takimi i 202-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:00)
- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë 1 orëshe. (Protesta nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)
- Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës organizojnë protestë pranë Stacionit Policor në Ferizaj, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. (Ferizaj, ora 12:00 - Nisja nga parkingu përballë RTV 21 në Prishtinë, ora 10:30)
- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Selia e Sindikatës, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, të organizuar nga Komuna e Prizrenit merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kompleksi i "Lidhjes së Prizrenit", ora 19:00)