"E kisha pre", komenti që kishte bërë vrasësi i 18 vjeҫares, duhej të merrej seriozisht

Aktuale

"E kisha pre", komenti që kishte bërë vrasësi i 18 vjeҫares, duhej të merrej seriozisht

Nga: H.O. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 08:59
Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa është shpallur në kërkim për vrasjen e 18 vjeҫares nga Ferizaj, Marigona Osmani. Një tjetër i dyshuar për këtë vrasje është kapur nga Policia e Kosovës, ndërsa i dyshuari kryesor ndodhet ende në arrati.

Krivaqa me viktimën ishte martuar rreth 2 apo 3 muaj para se të ndodhte rasti, ndërsa thuhet se ai ishte i njohur në qytetin e Ferizajit si një person problematik.

Në një faqe në Facebook është publikuar një koment i tij që përdor gjuhë të ashpër dhe të dhunshme për një ngjarje të caktuar. Gjuha që kishte përdorur ai duhej të hetohej seriozisht pasi nxiste dhunë.

Ai kishte përdorur figura të vdekjes e të mjeteve të mprehta, ndërsa shkruan për një person se “e kisha pre”.

Ky kërcënim i tij duket se ka kaluar pa u hetuar nga askush./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat