Pacolli shpërblen këdo që i jep informacion policisë për kapjen e të dyshuarit

Aktuale

Pacolli shpërblen këdo që i jep informacion policisë për kapjen e të dyshuarit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 11:27
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se do të ofrojë shpërblim për këdo që i jep informacion Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj.

Ai ka thënë se si prind i vajzave ndihet i trishtuar për këtë rast.

Postimi në Facebook:

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të M.O. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat