(E plotësuar 15:57) - Dalin pamjet, Dardan Krivaqa me duar të lidhura brenda stacionit policor
I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O nga Ferizaj, Dardan Krivaqa është arrestuar sot nga policia e Kosovë.
Mediat lokale kanë publikuar pamje ku Krivaqa shihet brenda stacionit policor.
I njëjti fillimisht kishte tentuar që t’i ikë policisë me një biçikletë, e në kërkim ka qëndruar për dy ditë.
Sot iu është dhënë lamtumira e fundit ndërkaq 18-vjeçares, M.O.
Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, M.O, Dardan Krivaqa.
Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i policisë së Kosovës.
“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.
“Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.
Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.
I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.
Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.
Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur.
Arrestohet Dardan Krivaqa
Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18 vjeçares, Dardan Krivaqa, përcjell Bota sot.
Kjo është konfirmuar nga policia e Ferizajt përmes një komunikate për media.
Ndërsa në Ferizaj po vijon protesta para Stacionit Policor, te Prokuroria Themelore dhe para Gjykatës me thirrjet se edhe këto institucione i kanë duart me gjak.
Pankartat e protestuesve po vendosen para Gjykatës Themelore, ndërkohë që po vazhdojnë thirrjet "Asnjë më", "Marre", "Dhunuesi në burg", dhe "Drejtësi për Marigonën".
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).