Haradinaj me kritika për kryeministrin Kurti, sa i përket dialogut

Aktuale

Haradinaj me kritika për kryeministrin Kurti, sa i përket dialogut

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:45
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj Serbisë dhe politikës së jashtme në raport me të.

Haradinaj tha se Kosova duhet të jetë gati që pas 4 shtatorit kur edhe përfundon moratoriumi i nënshkruar në Ëashington dhe t’i kundërpërgjigjet Serbisë.

Por, këtu pati kritika të forta për Kurtin.

“Politika e jashtme është temë mjaft e madhe. Edhe Serbia bashkëpunon me aleatët e vet dhe Qeveria jonë duhet të gjejë mënyra t’i aktivizojë partnerët tonë në mënyrë që edhe të kundërshtohet qasja e Serbisë, por edhe mundësisht të arrihet ndonjë njohje e re, siç është rasti me Izraelin mund të jetë edhe me Greqinë”.

“Serbia po provon që pas 4 shtatorit, kur përfundon moratoriumi, që të veprojë në dëmtim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Edhe Kosova pas kësaj date duhet të punojë bashkë me partnerët dhe të ketë një kundërpërgjigje. Qasja e kryeministrit Kurti ndaj Serbisë është e çuditshme. Në fillim kemi parë një retorikë mjaft të guximshme dhe kundërshtuese, por tash i ka paluar veshët fort dhe nuk po e kuptojmë pse. I ka paluar veshët total kryeministri ynë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat