I dyshuari për përfshirje të vrasjen e rëndë të M.O në Ferzaj, A.S nuk e ka kundërshtuar masën e paraburgimit të propozuar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, si dhe, sipas avokates së tij, ai ka pranuar të bashkëpunoj me organet për zbardhen e rastit.
Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Ferizajt, në një përgjigje për KALLXO.com, avokatja Arbnora Shefkiu e cila tani e mbron të pandehurin A.S. tha se i mbrojturi i saj nuk e kanë kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.
“Pasi jam konsultuar me të dyshuarin me të njëjtin jemi pajtuar që mos ta kundërshtojmë kërkesën për caktimin e paraburgimit, me qëllim që e njëjta të shërbej në zbardhjen më të shpejt dhe më të mirë të gjithë ngjarjes se si ka ndodhur vrasja e tani të ndjerës M.O. Po ashtu i pandehuri ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunoj me gjitha organet në zbardhjen e rastit”, ka thënë Shefkiu.
Sipas Prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari me inicialet A.S. por i njëjti nuk kishte marrë asnjë veprim.