Ish-deputetja, Aida Dërguti ka kërkuar që gjykimi për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj të jetë publik.
Ajo ka kërkuar që ky gjykim të bëhet në transmetim të drejtpërdrejtë.
“Gjykimin e rastit të Ferizajit e duam publik, në transmetim të drejtpërdrejtë!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për arrestimin e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor në vrasjen e M.O, 18-vjecare nga kjo komunë.
Sipas njoftimit të prokurorisë, Krivaqa është arrestuar sot rreth orës 12:05.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.