Në orën 17:00, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi do të mbajë konferencë për media lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nga institucionet e ndryshme nëse janë në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
Deri në orën 16:00 të ditës së sotme ka qenë afati për pranim të përgjigjeve nga institucionet e ndryshme.
Në mesin e të cilave edhe nga KGJK-ja, nga ku është kërkuar të dihet se kush janë kandidatët që kanë dënime të formës së prerë nga gjykata për vepra penale në tri vjetët e fundit.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor.