Avokati Besnik Berisha, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook paralajmëroi se i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa një ditë mund ta gjykojë vetveten.
Këtë deklaratë, Berisha tha se po e bën në bazë të profilit të Dardan Krivaqës.
“Le të mbetet këtu; Nga ajo që pame e lexuam për profilin e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, një dite mund të kemi edhe një vet-gjykim. Me besoni se "burrat" si Dardan Krivaqa qelinë gjate nuk e durojnë dhe jo rralle vetes dënimin ia shqiptojnë. Qofsha i gabuar!”, shkroi Berisha.
Ndryshe, Dardan Krivaqa u arrestua sot pas dy ditës në arrati. Ai dyshohet se ka vrarë gruan me të cilën bashkëjetonte, duke e rrahur e keqtrajtuar mizorisht.