Kryetari i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, është shprehur se Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti janë duke u munduar që t’ia pamundësojnë kandidimin në zgjedhjet lokale.
“Është bërë presion për të ma pamundësuar kandidaturën.
Presioni është bërë nga kryeministri dhe presidentja. Tendeca për ta rrëzuar PDK-në në Skënderaj ka pasur tentativa edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit”, është shprehur Lushtaku.
Ai ka theksuar se do t’i përdorë të gjitha mjetet juridike që të garojë, duke shtuar se do të jetë ai që do ta drejtojë Komunën e Skënderajt në mandatin e ardhshëm.