Përveç Sami Lushtakut edhe ky kandidat i PDK-së ka problem me ligjin

Aktuale

Përveç Sami Lushtakut edhe ky kandidat i PDK-së ka problem me ligjin

Nga: A.M. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 23:26
Sami Lushtaku

Gjatë ditës së sotme u raportua se kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku është tërhequr nga kandidatura.

Kjo ka ndodhur një ditë pas që Gjykata Supreme e Kosovës, i ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës”.

Përveç Lushtakut, edhe Murtez Zekolli i cili është kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, ka probleme me ligjin.

Ai është në proces gjyqësor së shkallës së parë, shkruan "Bota sot".

Zekolli ka akuzë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399 par.1 të Kodit Penal.

Image
Memli Krasniqi, Murtez Zekolli

Për këtë vepër, Zekolli para Prokuroreit kishte deklaruar se është i pafajshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat