Ngjarjet e datës 25 Gusht 2021
- Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon forumin “Nevoja për de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!" organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:30)
- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)
- Organizatorët e Festivalit te vjelës së rrushit “Hardh Fest” organizojnë konferencën për media, ku do të shpaloset programi dhe Line-up i edicionit të 20. (Restoranit Rockuzinë në lagjen Dragodan ora 11:00)
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit, do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. (Ministria e Drejtësisë, ora 11:00)
- Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së, do pranohet donacioni në vlerë 65 000 dollarësh nga Rotary Club Prishtina, në të cilin përfshihen pajisje për kabinetin e urodinamikës. (Klinika Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së, ora 11:00)
- Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë SPEEX dhe Gjimnazit “Eqrem Çabej”në Vushtrri, për ofrimin e praktikës për nxënësit e gjimnazit në fushën e telekomunikimit. (Hapësirat e kompanisë SPEEX, rr. “Dëshmorët e Kombit”, p.n., Vushtrri, ora 11:00)