Profesori Sadri Ramabaja në një postim të tij në Facebook ka thënë se pas dështimit të Edi Ramës në projektin për ndarjen e Kosovës, ai nuk ka se si të mos rrëshqa në terrenin e fashizmit serb.
Profesor Ramabaja poashtu shkruan se sforcimi i Ramës deri në histeri nuk po fshihet më.
Postimi i plotë i tij:
Kur i mungon logjika politike dhe kauza reale, pas dështimit të projektit për ndarjen e Kosovës dhe, duket meqë e kanë futur në labirinthet e "Botës serbe" përmes koridoreve të "Ballkanit të hapur", pasi e sheh edhe dështimin e tij, km Rama nuk ka se si të mos rrëshqas në terrenin e fashizmit serb...që Philip Cohen në librin e tij "Lufta e fshehtë e Serbisë", me të drejtë e ka cilësuar "fashizëm i nënrenditur".
Edhe sforcimi deri n histeri i km Rama me këto "fletërrufetë" e tij, ka një arsye tjetër reale, një lloj "alibie të nënrenditur", që tashmë ai nuk e fsheh dot.
Ky editorial i "Pamfletit" është edhe një përgjigje e duhur, shtesë, që merr ai dhe vasalët e tij vetëm brenda 24 orëve./Bota sot