Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta dëshmojë se është lider politik i vendit duke burgosur gjykatësit dhe prokurorët që për 8 vite e lanë të lirë vrasësin e Marigona Osmanit.
“Nëse Albin Kurti synon të jetë lider politik i vendit e jo krye-poeti i vendit, atëherë poezitë e tij te varri i viktimës 18 vjeçare duhet t'i shoqërojë me burgosjen e gjykatësve e prokurorëve për abuzim detyre që e lanë kriminelin të lirë për 8 vite”, u shpreh Spahiu.
Sipas tij, politika duhet ta mundësojë funksionimin e drejtësisë.
“ Do të thoni që politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. E vërtetë, por politika duhet të mundësojë që të funksionojë drejtësia. Qytetarët nuk kanë votuar për prokurorë e gjykatësa po për Albin Kurtin”, u shpreh ai.